Shkatërrohet gjatë natës shkolla në Bulqizë, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Bulqizë, ku gjatë natës është shkatërruar klasa e katërt e kësaj shkolle.

Sipas TCH, ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, në momentin kur stafi pedagogjik dhe nxënësit janë paraqitur për të nisur procesin mësimor.

Sipas burimeve pranë drejtorisë së shkollës, pamjet e para kanë qenë tronditëse. Bankat dhe karriget janë gjetur të dëmtuara, materialet mësimore të shpërndara në dysheme, ndërsa muret dhe pajisjet e klasës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, drejtoria ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga verifikimet paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se në ambientet e shkollës janë futur disa fëmijë, aktualisht nxënës të kësaj shkolle.

Ata dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Pamjet filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po analizohen për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa nxënës dhe prindër të tyre për t’i marrë në pyetje lidhur me këtë akt vandalizmi.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po punohet për të kuptuar motivet e kësaj ngjarjeje, si dhe nëse kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në qytet. Jashtë kamerave, nxënës, prindër dhe banorë të zonës e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm që dëmton jo vetëm ambientet shkollore, por edhe vetë komunitetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Rama 2331 (48.3%)
Berisha 2494 (51.7%)

Vota totale: 4825