Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së heroinës në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e sotme një operacion, i cili ka çuar në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në kryeqytet.

Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete, me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?