Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë, 13 të arrestuar në 5 shtete

Goditet një grup trafikantësh shqiptarë që kryenin transportin e klandestinëve shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Hetimet për grupin në fjalë, siç raportojë mediat, kanë nisur që në korrik të vitit 2018 nga policia e Brukselit.

Nga hetimet e para rezultoi se klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronin kapot e rrjetit.

Më 19 dhjetor 2019, hetuesit belgë, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Antwerp, Halle-Vilvoorde dhe Mons, ndërhynë njëkohësisht në shtatë adresa të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë të dyshuar, me kombësi shqiptare. Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me policinë britanike, kreu i organizatës u arrestua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Madhe. Pesë anëtarë të tjerë të organizatës, dy të dyshuar në Mbretërinë e Madhe, një i dyshuar në Greqi, një i dyshuar në Itali dhe një i dyshuar në Mal të Zi u arrestuan gjithashtu jashtë vendit. Pritet që së shpejti të ekstradohen drejt Belgjikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?