Shkatërrohet super-banda shqiptare e kokainës në Itali, 36 në pranga

Policia ka shkatërruar një bandë kriminale të drejtuar nga shqiptarët që trafikonte kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 36 persona.

Policët kanë rënë në gjurmët e trafikantëve pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine.

Policia e Perugias e drejtuar nga Marco Chiacchiera deklaron se ka arritur në gjurmët e trafikantëve pas një hetimi të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polica ka sekuestruar kokainë edhe një shumë të madhe eurosh gjatë operacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave italiane, droga dhe paratë e fituara nga trafiku i drogës fshiheshin nëntokë.
/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?