Shkelën shtetrrethimin, bllokohen 6 mjete në Sarandë

Policia Rrugore e  Sarandës ka bllokuar 6 automjete dhe pezulloi 6 leje drejtimi.

Sipas policisë, këta drejtues mjetesh kanë thyer aktin normativ nr 3 të datës 15/03/2020 neni 3 pika 11, duke lëvizur me mjete.

Drejtuesit e mjeteve kanë dy orare në dispozicion për të lëvizur, paradite 05.00- 08:00 dhe pasdite 16.00-17.00.

SHKARKO APP