Shkelësit e karantinës/ Ushtria dhe Policia në çdo rrugë të Tiranës për të larguar “trimat”
Aktualitet E Premte, 20 Mars 2020 15:45
Forcat e Armatosura zbresin në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët.
“Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit”, thekson FA.