Shkelje higjieno-sanitare, 7 ton djathë bllokohen në Shkodër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope, pasi prodhimi nuk përputhej me standardet higjieno-sanitare.
Trupa inspektuese vendosi bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e të gjitha kushteve të higjienës.
Për shkeljet, subjekti është gjobitur: 300,000 lekë për mosrespektim të kushteve higjieno-sanitare, sipas Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”, dhe 100,000 lekë për mosrespektim të kërkesave për gjurmueshmërinë e produkteve.
AKU njofton se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
KOHA JONË SONDAZH

