Shkeljet me karburantin, ministrja: Gjoba por dhe kompani që do të mbyllen

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp foli për kontrollet e ushtruara lidhur me cilësinë e karburantit në vend. Ajo e konsideroi shqetësuese mungesën e kapaciteteve monitoruese. Balluku theksoi se ”lufta frontale kundër informalitetit cilësor do të vazhdojë çdo ditë”.

”Do vazhdojnë kontrollet në të gjitha subjektet që merren me hidrokarbure. Do merren masa të forta kundrejt atyre që shkelin ligjin, nuk ka tolerime”, tha ministrja. Do jenë 130 inspektorë të rinj që do merren me luftën kundër informalitetit dhe Balluku theksoi se për subjektet që kapen në shkelje nuk do të ketë vetëm gjoba, por edhe mbyllje të aktivitetit të tyre. “Nuk do ketë thjesht gjoba për subjektet që konstatohen me shkelje. Do të mbyllen ato subjekte që konstatohen me shkelje”, u shpreh Balluku.

Kujtojmë se kjo konferencë vjen një ditë pas gjobës së majme që iu vendos Gega Oil në depozitat në Porto Romano, pasi u kap me 233 ton karburant pa akcizë dhe u gjobit me 350 mijë euro.

“Kontrollet janë bërë në kuadër të aksionit që i kemi hapur informalitetit. Infomraliteti cilësor është i njëjtë dhe i ngjashëm me fiskalin për të mos thënë që është prodhues. Duke mos përmbushur kërkesat, subjektet krijojnë si derivat infomalteitin fiskal. Kjo luftë do të intesifikohet. Duke qenë se sot po flasim për punën që inspektoriatit kemi edhe disa pika në 6 mujorin e fundit dhe kemi plan pune si do të bëjmë. Mungesa e rregullores së punë në sektorin energjitik. Kemi mungese monitorimi që kemi pasur në pjesën e hidrokarbureve. Para perfundimit të 2019 do të shtohen inspektorët. Brenda tetorit do të ngremë laboratorin e ri në Porto Romano për të hidrokarburet, duke ulur kostot si të inspektoriatit por edhe subjekteve”,-ka thënë ministrja.

I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe Admir Abrija, Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i cili ka dhënë edhe detajet për 6 mujorin e parë të këtij viti. “Inspektoriati ka parë masa për shkeljet. Bëmë një analizë risku, në hidrokarburet është e madhe dhe e ndjeshme. Analizat në këtë sektor i kemi konstatuar në jo pak raste me shkelje cilësore, nafte gaz dhe solar. Kemi marrë masa administrative. Kemi dhënë mundësi apaelimi por janë lënë në fuqi masat. Masa të tjera janë marrë me sigurinë në punë në fushën e elektroenergjitike. OSHE KESH, kemi tërhequr vëmendjen për sigurinë në punë. Kemi ndërmarrë mbikëqyrje në sezonin turistik. Shpërthimet e gazit vijnë në 99% e pakujdesisë. Nuk kemi patur probleme. Drejtoria e Tatimeve dhe Doganat kemi bërë prova. Kemi ndërmarrë dhe vendosur gjoba ndaj subjekteve në kundërshtim me shkelësit. Tani po rrisim inspektimet. Do të rritet në numrin total 230 punonjës. Gjatë 6 mujorit të parë janë kontrolluar 3459 subjekte”,-ka thënë ai.

SHKARKO APP