Shkelqen Skenderbeu i Korçes

 

 

Skënderbeu shpartalloi Sportingun në Elbasan, duke e mposhtur me rezultatin thellë 3-0, me golat e Lilajt (2) dhe Nimagas.

“Sot treguam se nuk jemi inferiorë edhe në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Zhvilluam një ndeshje perfekte dhe ishim superiorë në çdo aksion. Skuadra e Sportingut nuk e priste këtë disfatë, por ky është futbolli. E bllokuam mjaft mirë kundërshtarin dhe arritëm të administronim totalisht lojën”, tha Josa pas ndeshjes për TVSH.

“Kjo ndeshje tregoi se Skënderbeu duhet të këtë më shumë besim në Evropë dhe mund të bëjë edhe më shumë. Ishim vigjilentë dhe dua t’i përgëzoj lojtarët pasi sot luajtën në mënyrë perfekte. Jam i gëzuar, por e mbaj lumturinë përbrenda, duhet të jem me këmbë në tokë dhe mos kalojmë në eufori”, tha në fund Josa. 

SHKARKO APP