Shkelqim Cani nuk voton dekretet e Presidentit

A ka tensione edhe vetë brenda mazhorancës së majtë në Kuvend? Votimi për ministrat e rinj sot në Kuvend ka ngritur disa pikëpyetje rreth kësaj çështje. Mjafton të analizosh faktin se mjaft deputetë të mazhorancës që ishin të pranishëm në Kuvend, nuk morën pjesë në votim për dekretet e Presidentit, lidhur me emërimet në postin e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe asaj të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Deputetë të PDIU-së me në krye Shpëtim Idrizin, sëbashku me dy deputetë të tij, Mesila Doda dhe Ymer Mamo, u larguan në mënyrë të hapur kur nisi procesi i votimit. Por në sy ra edhe fakti se edhe 4 deputetë të PS-së, Vasilika Hysi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Cani dhe Parid Cara, ndonëse kanë qenë present në seancë nuk kanë votuar për ministrat e rinj.

SHKARKO APP