Shkëlzen Berisha: Dokrrat e Tahirit. Pse nuk e arrestoi vrasësin?

Shkëlzen Berisha akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu e Policisë së Shtetit, Artan Didi se pse nuk e kanë arrestuar personin për vrasje në tentativë, meqenëse ai e ka pranuar e gojën e vetë këtë gjë.

Mesazhi i Shkëlzen Berishës:

“Një "vrasës profesionist" shkon dhe rrëfehet në zyrën e Ministrit të Brendshëm për vrasjen e një deputeti, para tij dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë por ministri dhe drejtori e lënë të lirë të largohet sepse nuk ka pranuar të hedhë firmën??

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse nuk e kanë arrestuar ndërkohë që personi ka pranuar gojarisht para tyre që është përfshirë në një vrasje të mbetur në tentative ??

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerëz për faturën e dritave por ministri dhe drejtori i policisë paskan organizuar "rendezvous" në driten e qiririt, jo një, por disa herë me një vrasës të kontraktuar pa e ndaluar kurre atë!

Me çfarë baze ligjore e kanë lënë të lirë dje dhe e kanë arrestuar sot?”, shkruan në Facebook, Shkëlzen Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?