Shkëlzen Berisha reagon ashpër ndaj aktores Ema Andrea

Vijojnë replikat virtuale mes Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit dhe aktores Ema Andrea. Sherri nisi kur aktorja e quajti Berishën “fashist” për deklaratën e bërë nga Kuvendi ku bëri thirrje për armatosje civile.

Sot Shkëlzen Berisha duket se e ka kaluar pak masën, ku në një përgjigje me vargje në Facebook flet për kurtiznë dhe lolo të oborrit, edhe pse nuk e përmend asnjë herë me emër Ema Andrean.

Postimi i Shkëlzen Berishës:

Swiss Digital Desktop Reklama

 “E mbushi oborrin

Swiss Digital Mobile Reklama

Që të dëfrejë mbretin

Me lolo e gaztorë

Që gajasin miletin

Homazh për artistë me famë, kurtizanë të rilindjes. P.S paqja qoftë me ty dhe të fala dyfleteshit”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ema Andrea i përgjigjet Shkëlzen Berishës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?