Shkëlzen Berisha replikon me Bojaxhiun: Ka qenë vizitor i bezdisshëm i zyrës sime

Shkëlzen Berisha vazhdon të sulmojë Gjergj Bojaxhiun, që prej shpalljes së kandidaturës si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, nga Bojaxhi. Ai ka replikuar me Bojaxhiun, pas përgjigjies që ky i fundit i ktheu për akuzat e bëra një ditë më parë. Shkëlzeni e pranon se në zyrën e tij shkonin shumë njerëz për të përfituar diçka, siç deklaroi Bojaxhi.

Por, sipas Shkëlzenit, një prej vizitorëve të zyrës së tij, ka qenë edhe Bojaxhi. “Më duhet të pranoj se Bojaxhiu i Piktorit është pjesërisht i saktë. Deri para dy vjetësh ka qenë vizitor bezdishmërisht i rregullt i zyrës sime, por atëherë vinte vetëm, pa “kontigjentin e shokëve” që ka mbledhur tani.  Nuk ka pasur çfarë të kapë se vinte për hallet e veta, jo të qytetarëve”, shkruan Shkëlzen Berisha.

SHKARKO APP