Shkëlzen Berisha: Sinkronizim rrenash

Çështja e akuzave të Tom Doshit ka aktivizuar si asnjë herë më parë në debatin publik djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Një ditë më parë ai akuzoi kreun e Kuvendit, duke i përmendur dhe bashkëshorten e tij. Ndërsa sot e ka cilësuar dëshminë në Prokurori, si sinkronizim rrenash.

“Pas dëshmisë në prokurori Meta mbajti vrapin tek zyra e Tahirit, sepse gënjeshtarët kanë nevojë të sinkronizojnë e përputhin rrenat, në mënyrë që, dëshmia e të dytit mos të nxjerrë bllof të parin”,- shkruan Shkëlzen Berisha në një postim në Facebook.

SHKARKO APP