Shkëlzen Berisha sulmon Bes Kallakun: E ka futur në bagazh “Baba Taku”

 

Aktori Bes Kallaku është sulmuar edhe nga Shkëlzen Berisha për videon e humorit, me porositë që kishte marrë për vrasjen e deputetëve dhe ministrave.

Shkëlzeni shkruan se pushteti tashmë ka blerë edhe artistët.

“Politika është gjithmonë e kudo objekt i humoristëve.

Përgjithësisht është humori që “thumbon” politikën për të fituar publikun, por këtu është politika ajo që abuzon “humorin” për interesat e ditës.

E ka bërë prej kohesh, por tani që ka pushtetin e ka zhveshur dhe nga ajo vlerë që i kishte mbetur deri para 23 Qershorit. Kriticizmin ndaj qeverisë.

Sot, njëlloj si njëherë e në një kohë, “humori” i bën fresk pushtetit dhe “tall” armikun e klasës.

Në këtë sistem, interesi e nxjerr “artistin”nga skena e publikut dhe e fut në bagazhin e “Baba Takut” ku i duhet partisë, sepse vlera dhe mbështetja që ai merr nga publiku është më e vogël dhe e parëndësishme sesa “mirënjohja” e “Baba Takut”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ndoshta Zeni e ka kujtesën e shkurtër, por në kohën e qeverisjes së babait të tij, artistët viheshin në rresht për të firmosur peticione kundër opozitës, ndërkohë që Bes Kallaku ka bërë thjesht një video humori.

PD-së si duket i ka djegur shumë ajo video, duke qenë se ironizon një çështje që është kthyer në një telenovelë, por që opozita e ka kthyer në kauzën e vet

SHKARKO APP