Shkëlzeni replikon me Metën

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave, se ai është i përfshirë në videot e Dritan Priftit.

Ai sulmon Metën, por nuk thotë asnjë fjalë për videot.

“Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dorë, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”, shkruan ai.

Ndërsa Berisha tha për të birin, se i ishte lutur që të mos e shkarkonte Metën, por e kishte refuzuar këtë gjë./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?