Shkëmbi buzë rrugës rrezikonte udhëtarët, nis puna për largimin

Punonjësit e bashkisë së Kukësi kanë nisur punën për pastrimin e rrugës Ura e Zapodit-Shishtavec. Buzë kësaj rruge kishte ngecur edhe një gurë gjigant që ishte shkëputur nga faqja e malit, por që punonjësit e bashkisë po punojnë që ta largojnë nga rruga.

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin tonë, duke krijuar probleme në disa qytete. Situata më problematike deri më tani është shfaqur në qarkun e Kukësit, ku si pasojë e reshjeve të dendura masive të shumta dherash janë shembur mbi rrugë. Në aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec i rrugës nacionale Kukës-Shishtavec një shkëmb masiv është shkëputur nga faqja e malit dhe ka ngecur buzë rrugës duke rrezikuar jetën e përdoruesve të kësaj rruge.

Në qarkun e Lezhës nga moti i keq kanë mbetur pa energji disa zona në Zejmen. Po kështu probleme me energjinë janë hasur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Ndërsa në qytetin e Durrësit ku ditën e djeshme situata ishte shumë rëndë si pasojë e përmbytjeve të rrugëve, uji është tërhequr dhe qyteti është kthyer në normalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?