Shkencëtarët: Covid-19 është inteligjent, do të dobësohet për të mbijetuar

Shpresë japin shkencëtarët për Covid-19, për të cilët shprehen do të dobësohet me kalimin e kohës dhe do të bëhet më pak ngjitës. Kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar dhe është pikërisht ajo që do të ndodhë, pasi që virusi është inteligjent, tha shkencëtarja italiane Elisa Vicenza. Së bashku me një grup shkencëtarësh, ata po eksplorojnë se si trupi lufton infeksionin e koronavirusit.

“Në luftën kundër koronavirusit, imuniteti i lindur, i ndërtuar nga qelizat e gjakut, lëngjet dhe indet, luan rolin më të madh, duke qenë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo lloj infeksioni. Është një sistem me reagim të shpejtë, ndryshe nga imuniteti i fituar që përbëhet nga limfocitet që kërkojnë javë për të prodhuar antitrupa. Hulumtimi ynë është i bazuar në molekula të imunitetit të lindur që mund të parandalojnë përhapjen e virusit më tej”.

Virusi Covid-19 ka një strukturë tredimensionale. Ajo është e përbërë nga një proteinë virale që lidh një receptor specifik në qelizat e synuara të sistemit të frymëmarrjes. Bazuar në këtë strukturë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë molekulat e duhura që do të punojnë për të parandaluar përhapjen e virusit në qelizat.

SHKARKO APP