Shkencëtari turk bën hapin e parë drejt vaksinës, arrin të izolojë koronavirusin

Vetëm një vaksinë mund të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Rreth 35 kompani dhe institucione akademike po garojnë për të krijuar një vaksinë të tillë, të paktën katër prej të cilave tashmë kanë mostra që janë testuar te kafshët.

Një virolog turk ka izoluar me sukses koronavirusin e ri (COVID-19), në përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse e cila në mbarë globin ka vrarë pothuajse 68 mijë persona, raportoi sot Anadolu Agency (AA).

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë, Prof. Dr. Aykut Özkul, arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit“, shkroi në një postim në twitter Universiteti i Ankarasë.

Arsyet pse zhvillimi i kësaj vaksine do të jetë i shpejtë janë dy. Jo vetëm që shkencëtarët kinez u përpoqën që në fillim dhe me shpejtësi të izolonin gjenin e këtij virusi, për ta studiuar, por dhe shkencëtarët të tjerë, vazhdimisht kanë bërë prova për të gjetur një vaksinë kundër llojeve koronavirus të viruseve. Kjo pasi shkenca e ka ditur që nëse ndodh ndonjë pandemi, shanset janë që të vijë për shkak të një virusi gripal, dhe për këtë arsye kanë testuar vazhdimisht lloje të viruseve dhe vaksinat përkatëse për to.

SHKARKO APP