Shkodër, dy aksidente brenda një ore në, vdesin 2 kalimtarë
Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy kalimtarëve janë regjistruar këtë të shtunë në Qarkun e Shkodrës. Aksidentet kanë ndodhur brenda një ore.
Aksidenti i parë ndodhi sot rreth orës 16:40 në aksin Shkodër-Koplik, në hyrje të qytetit të Koplikut, pranë lokal ‘Brajan’. Një mjet tip ‘Ford’ me targa AA225 HV, i drejtuar nga shtetasi Edison Bruçi, vjeç 30, banues në fshatin Gradec, Malësi e Madhe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. T, rreth 60 vjeç.
Mësohet se viktima banonte në fshatin Grudë-Fushë, në Malësi të Madhe. Burimet policore shtojnë se përplasja ka qenë e fuqishme duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti i dytë është regjistruar sot rreth orës 17:30 në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Beltoje, në Shkodër, ndërsa viktima është një kalimtar.
Sipas të njëjtave burime, viktima Rexhep Becaj, 50-vjeç ishte endacak dhe po mblidhte kanaçe anës rrugës, në momentin që është përplasur nga automjeti. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Nikolin Shati, 45-vjeç është ndaluar tashmë nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

