Shkodër, finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtori”
Aktualitet Kronikë E Diel, 8 Dhjetor 2024 10:37
Policia e Shtetit njofton se në Shkodërm është finalizuar operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtori”.
Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit V.F, ndodhur më shtator 2024.
Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat .
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.