Shkodër, gruaja qëllon veten me armë para përmbaruesit

Një 62 vjeçare qëlloi veten me armë zjarri në sy të përmbaruesve privatë. Sipas policisë gruaja e moshuar është transportuar në spital në gjendje kome.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11.00 pranë stadiumit në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, Sabahete Puka duhej të linte shtëpinë, sepse nipi e kishte lënë kolateral në bankë.

Përmbarimi me urdhër ekzekutimin për “konfiskim shtëpie”, pasi e moshuara nuk kishte paguar kredinë në bankë.

Sapo është njohur me letrat e tyre, e moshuara ka kundërshtuar vendimin dhe menjëherë ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten në kokë, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se nipi i viktimës kishte marrë një kredi në bankë, për të cilën garanci kishte vendosur shtëpinë e të gjyshes. Pasi nuk e kishte shlyer kredinë brenda afatit të caktuar, banka do të konfiskonte banesën e gjyshes së tij, e vënë si garanci. Mos shlyerja e kredisë nga nipi i viktimës, ka detyruar bankën që të nxjerrë banesën në ankand.

SHKARKO APP