Shkoder, hapen portat e hidrocentraleve. Rrezik përmbytje

Nisja e shkarkimeve të ujit nga HEC-i i Vaut të Dejës ka vënë në alarm banorët e Shkodrës. Si rezultat i hapjes së portave në këtë hidrocentral përgjatë natës, në fshatin Obot mësohet se ka një prani të madhe uji.Nga kaskada e Vaut të Dejës shkarkimet janë 1200 m3/sek.Gjatë ditës së djeshme shkarkime ka pasur edhe nga Hidrocentarali i Fierzës.

Nëse shkarkimet në këto kaskada do të vazhdojnë atëherë zona e nënShkodrës rrezikon të ketë disa zona të përmbytura. Por nuk ka zgjidhje tjeter, pasi uji ka arritur ne piken kritike te portave. Vetë Ministri Gjiknuri dha garancinë dje se po mirëmenaxhohen hapja dhe mbyllja e portave të digave të hidrocentraleve dhe sipas tij kur ka prurje të mëdha energjia eksportohet.

Ministri Gjinkuri siguroi se këtë radhë përmbytjet prej Fierzës do të jene inekzistente.

SHKARKO APP