Shkodër – I moshuari u gjet i vdekur në shina, pranga drejtuesve të trenit
Makinisti i trenit në Shkodër dhe ndihmësi i tij u arrestuan nga policia, për shkak të aksidentit për vdekje të 74 vjeçarit Nikë Hasanaj.
Në pranga përfunduan Brahim Ruçi, 58-vjeç, dhe Jul Brraka, 55-vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë (18 tetor) “duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedë – Bajzë, në lagjen “Tre Heronjtë” në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” në Shkodër, dyshohet se kanë aksidentuar për vdekje shtetasin Nikë Hasanaj, 74 vjeç, banues në Shkodër”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor”./Ora News/

KOHA JONË SONDAZH

