Shkodër, i refuzuan vajzën për nuse, 24 vjeçari plagos 3 anëtare të familjes së saj

Konflikti brenda një çifti të fejuarish ka shkaktuar 3 të plagosur në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Guerrile”, rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Burrë dhe grua Vat dhe Gjyste Guri si dhe mbesa e tyre 12-vjeçare janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda ne banesë.

Sipas policisë autor i dyshuar i ngjarjes është 24- vjeçari Mikel Thani.

Çdo gjë ka ndodhur pasi në mes 24- vjeçarit Thani dhe vajzës së familjes Guri ka patur konflikte gjatë gjithë ditës së martë, ndërsa gjatë mbrëmjes çifti i të fejuarve po sqaroheshin edhe me familjarët e tjerë të vajzës, mirëpo debatet kanë degjeneruar deri në fyerje.

Kjo ka bërë që Thani pas debateve të largohet nga banesa e familjes Guri për tu rikthyer i armatosur me kallashnikov dhe të qëllojë pa paralajmëruar me breshëri në drejtim të shtëpisë nga oborri.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri.

Menjëherë në vendngjare janë nisur forca të shumta të policisë dhe ndërhyrjes së

shpejtë.

Ato kane nisur hetimet dhe kanë shpallur në kërkim autorin, por ky i fundit duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin e livadheve të liqenit ka arritur të largohet.

3 të plagosurit e familjes Guri pasi janë dërguar në spitalin e Shkodrës, i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në reanimacion.

SHKARKO APP