Shkodër, kapen 81 klandestinë nga vendet e treta

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me efektivë të policisë kufitare të qytetit veriperëndimor, kanë bërë të mundur ndalimn e 81  klandestinëve me prejardhje nga vendet e treta.

Burime policore bëjnë të ditur se aksioni i policisë eshte organizuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin rrugor Koplik-Hani Hotit, ku u identifikuan klandestinët, të cilët kishin hyrë në rrugë joligjore në kufirin shqiptar.

81 klandestinët e kapur janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë Shkodër, ku dhe u trajtuan me ndihmë ushqimore dhe shëndetësore, ndërsa tashmë po punohet dhe për kthimin e tyre me urdhëra vullentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që Policia shqiptare ka ndaluar klandestinë, të cilët kane hyre ilegalisht në vendin tonë, ku rastet më të shumta janë evidentuar në zonën e Gjirokastrës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?