Shkodër, makina përplas për vdekje një person me biçikletë
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 17:29
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vrakës, kur një Benz E Class ka përplasur për vdekje kalimtarin i cili udhëtonte me biçikletë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Policia e Shkodrës ka ngritur dhe një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

