Shkodër, maskat grabisin kazinonë, për herë të dytë brenda dy javëve
Shkodër-Brenda harkut kohor të 2 javëve kazinoja në qendër të qytetit të Shkodrës është grabitur për të dyten herë radhazi. Dy persona të maskuar kanë arritur mbrëmjen e së dieles të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e armeve.
Grabitësit janë futur brenda kazinosë dhe i kanë drejtuar armën punonjësve duke i marrë një sasi lekësh qe mendohet në shifrën e 3 mln lekeve.
Menjëherë ata jane larguar me vrap, por njëri prej grabitësve kur ka daleë nga dera i ka rënë maska që mbante në kokë. Ata janë futur në një rrugicë pranë kazinosë dhe në këtë moment edhe grabitësit të dyte i ka rënë maska.
Gjatë grabitjes nuk ka patur të lënduar, ndërsa policia me të marrë sinjalizimin mbërriti në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së kazinosë si dhe bankës që ndodhet pranë për të indentifikuar autorët e kesaj grabitje.
Sipas të dhenave më të fundit forcat blu kanë arritur të sigurojnë shenja gishtërinjsh, por edhe deshmitë e përsonave të cilët kanë qënë të pranishëm gjatë momentit të grabitjes. Deri me tani policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi identitetin e grabitësve te cilet mendohet se jane ne moshe te re.
Strukturat e Krimit Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkoder, po punojne intensivisht për zbulimin e zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autoreve. Gjithashtu u ndalua nje person qe ndodhej brenda kazinose. Kjo e fundt ra pre e grabitsve edhe me 29 Janar 2015 ku u moren 4 mln leke te vjetra gjithashtu edhe ne fillim- vitin e 2014- es. Nderkohe vetem pak dite me pare policia arriti te prangoste nje nga grabitesit e 29 Janarit, shtetasin R. Zeneli 26 vjec.
KOHA JONË SONDAZH

