Shkodër, mbi 15.600 kosovarë për ndeshjen me Kroacinë

Mbi 15.600 qytetarë nga Kosova, 77 autobusa dhe 2538 vetura i janë drejtuar Shkodrës për të parë ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Kroacisë, e cila do të luhet në orën 20:45 në “Loro Boriçi”.

1200 efektivë për mbarëvajtjen e ndeshjes

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Kosova” dhe “Kroacia” Në këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë  Vendore të Shkodrës  janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monitorim edhe nga ajri

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu është në gadishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajëri.

Kontrolle me qen antieksplozivDrejtori i Pergjithshem per Sigurinë Drejtues i Lartë  Altin Qato  përfundoi takimin me perfaqesuesin e UEFA-s per sigurine .U bë kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv. Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit  Kufitar të Morinës në Kukës kanë  hyrë për në drejtim të Shkodrës:

15.600 shtetas

77 autobusa

2538 vetura

Të gjithë nga Kosova për ndeshjen.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht”, citon policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?