Shkodër, mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak
Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak të bashkisë Shkodër. Mbledhja do të zhvillohet jo në ambientet e bashkisë, por në ambientet e rekktoratit “Luigj Gurakuqi”. Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër. Në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume thotë se pavarësisht dorëheqjes së Vladrin Pjetrit nga mandati i kryetarit të bashkisë Shkodër, këshilli i ri bashkiak mund të konstituohet. Në një intervistë për ”RTV Ora”, Kume sqaron nga ana ligjore, se detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë Voltana Ademi. Për të cilën thotë se nuk mund ta shkarkojë këshilli bashkiak. ”
Këshilli Bashkiak nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar kryetaren e bashkisë Shkodër, cilado qoftë situata. Kryetari i bashkisë merr mandatin si një i zgjedhur direkt nga populli. Kryetari i bashkisë është ekzekutivi i pushtetit vendor. Kryetarit i bashkisë i ndërpritet mandati vetëm atëherë kur plotëson kushtet e përcaktuar në ligj. Ligji në asnjë rast nuk ka parashikuar që një ndër mundësitë e ndërprerjes së mandatit të kryetari të bashkisë të jetë një vendimmarrje e këshillit bashkiak”.
KOHA JONË SONDAZH

