Shkodër, nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën, tenton tu verë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Stajkë në Shkodër, ku nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën e saj.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasja E.P, ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën, me qëllim për ti djegur, por nuk ia ka arritur qëllimit.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave. “Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”­ thuhet në njoftimin e policisë. BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?