Shkodër, nxirren armët gjatë një konflikti
Mbrëmjen e sotme Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një person. Kjo pasi kanosi me armë zjarri një shtetas. Ngjarja është regjistruar rreth orëve të pasdites, kur R.P. është paraqitur në polici për të dencuar rastin ku Gj.S. e ka kërcënuar me pistoletë pas një konflikti. Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Gj. S, 33 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit
KOHA JONË SONDAZH

