Shkodër, plumb qorr në kokë, plagoset një grua

Një grua 32- vjeçare në Shkodër mbeti e plagosur rëndë pasi mori një plumb qorr në kokë. Gruaja ishte e ulur në divan me fëmijën e saj vetëm 9-muajshe kur u godit. Ajo është dërguar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë.

 

Sipas policisë së Shkodrës, e plagosur ka mbetur shtetasja me inicialet M.T, vjeç 33, banuese ne lagjen ‘’Liria ‘’ Shkoder, e cila eshte jashte rrezikut per jeten. "Sipas familjarve kjo shtetase ka qene brenda ne banese, ku plumbi ka goditur murin e dhomes dhe ka bere rrikoshete duke goditur kete shtetase ne koke. Ne vendngjarje kane  shkuar grupi  hetimor dhe po punohet, per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje. Ne perfundim do te jepet informacion me i plote",- thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

SHKARKO APP