Shkodër, policia zbulon një serë ku kultivohej drogë

Në Lazarat është rikthyer pas gati një viti policia për të verifikuar në prag të sezonit të mbledhjeve të sezonit, se me çfarë po merren dhe se çfarë kulturash bujqësore kultivojnë banorët, por mësohet se është pritur me armë prej tyre. Sakaq, në një tjetër zonë të nxehtë që u përfshi në operacionet e vitit të kaluar, policia njoftoi se ka marrë të njëjta masa. Teksa uniformat blu janë nisur për të inspektuar zona atë ndryshme në Shkodër, ka gjetur në fshatin Mazrek-Gur i Zi një serrë të vogël me përmasa 1.2 dhe 2.4 metra e me lartësi 35 centimetra, ku ndodheshin të kultivuar 1068 kubikë të mbjellë me bimë hashashi, me një lartësi 5 deri 7 centimetër.  Pas rritjes në serrë, rrënjët e hashashit do të vendoseshin në parcela për t’u rritur. Vitin e kaluar, kjo zonë ishte një nga zonat më problematike për kultivimin e hashashit.  Për disa vite me radhë, policia është kundërshtuar edhe me armë edhe në këtë zonë.

SHKARKO APP