Shkodër, qëllohet me armë agjenti i policisë, identifikohet autori

Qëllohet me armë zjarri në dalje të banesës së tij një efektiv i policisë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Emri i efektivit nuk bëhet i ditur nga policia, që shkoi menjëherë në vendngjarje dhe identifikoi autorin. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal, ku merr ndihmën e parë, ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin me iniciale S.H për atentatin ndaj agjentit. Kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë arsyen që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?