Shkodër- Velipojë, të shtëna me armë, dyshohet për një të vrarë
Pa u mbyllur ende plagët që shkaktoi masakra e katër netëve më parë në Dajç, sërish në Shkodër regjistrohet një tjetër ngjarje e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Velipojë, ku nga disa të shtëna me armë dyshohet se një person ka humbur jetën.
Personi eshte gjetur gjendur ne nje parcele bujqesore tek zona qe njihet si Ura e Gjo Lulit.
Burime konfirmojne se salla operative e Shkodres eshte njoftuar permes telefonit, i cili ka raportuar per nje te vrare ne aksin Shkoder-Velipoje.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. /Report Tv/
vijon
KOHA JONË SONDAZH

