Shkodër; Vret me thikë punonjësin e OSHEE-së, po i priste dritat

Një punonjës i OSHEE-së ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme, ndërsa më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodër. Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktimë ka mbetur punonjësi Zamir Velaj, i cili është dërguar në spital.

Është identifikuar edhe autori i kësaj vrasje i cili është Martin Zefi, i vënë në pranga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Velaj kishte shkuar për ti prerë energjinë elektrike, duke bërë që Zefi ta qëllonte disa herë me thikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Velaj ishte dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?