Shkodër, vriten dy persona në një atentat, plagoset dhe një i tretë

Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Dy persona janë vrarë, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së lagjes “Dudas” të Shkodrës. Sipas policisë, viktimat janë Edmond Batraj dhe Edmir Alija.

Ky i fundit ka vdekur në spital. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur Amarildo Pirani. Burime të policisë thonë se ata janë qëlluar nga persona që udhëtonin me një motor. Një prej viktimave, 38-vjeçari Batraj, sapo ishte kthyer nga emigracioni. Për këtë arsye, mendohet se vrasja të ketë si motiv hakmarrjen. Për momentin megjithatë, nuk dihen arsyet e vërteta të këtij krimi të rëndë dhe autorët e mundshëm.

SHKARKO APP