Shkodër, vritet një grua, plagosen dy persona

Një e vdekur dhe dy të persona të plagosur është bilanci paraprak i një përplasje me armë të ndodhur në orët e mbrëmjes të së shtunës në Kryebushat të Shkodrës. Nga raportimet paraprake të policisë, sipas, ngjarja ka ndodhur pas një debati të çastit mes dy personave në tavolina të ndryshme në një lokal nate. Zënkat raportohet se i kanë lënë vendin armëve të zjarrit, që thuhet se ka ndodhur jashtë ambienteve të lokalit. Sipas njoftimit paraprak të policisë së Shkodrës, në orën 21.50, ne aksin rrugor Shkodër­Lezhë, pranë lokal “Argenti”, në Bushat është konstatuar një person i plagosur me arme zjarri me inicialet P N, rreth 30 vjeç, banues në Kaçe, Vau i Dejës. Ndërsa është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, i plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet S A, 56 vjeç banues në Berdicë, Shkodër. Po sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shkodrës, “në një mjet Foristradë është gjetur një shtetase e paidentifikuar e cila është e vdekur. Policia është në vendin e ngjarjes dhe priten në vijim detaje të tjera”.

 

SHKARKO APP