”Shkodra ka 24 orë ujë”’, kandidatja e PD-së: Marrim 7 mandate, Rama nuk e njeh zonën

Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli i cilëson retorikë dhe deklarata boshe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër, ku akuzoi pushtetin lokal se ka penguar qeverinë të bëjë sa duhet në këtë zonë.

Sipas saj, Rama nuk njeh as realitetin në këtë zonë pasi Shkodra tha ajo është i vetmi në qytet në të gjithë Shqipërisë që ka furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.

”Shkodra ka vite që furnizoi me 24 orë dhe është i vetmi qytet në shkallë republike që fron ujin e pijshëm për 24 orë. Qendrat periferike janë furnizuar me 16 orë dhe tani furnizohem me 22 orë uji cilësor, ndërsa janë 68 puse për shkollat dhe qendrat shëndetësore”, deklaroi zv.kryetarja e PD-së për degën Shkodër e ftuar në ”Euronews Albania”.

Greta Bardeli tha se problemi më i madh që kanë banorët e Shkodrës janë përmbytjet dhe për këtë bëri me faj qeverinë pasi ka keq menaxhuar kaskadën e Drinit.

Kandidatja e PD-ja shprehet e bindur për një rezultat të thellë në favor të opozitës më 25 prill duke thënë se vetëm Partia Demokratike do të marrë 7 mandate nga 11 mandate që ka gjithsej ky qark. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, PD mori në Shkodër 5 mandate, PS 4 ndërsa LSI dhe PSD nga një mandat.

SHKARKO APP