Shkodra kundër importit të mbetjeve (VIDEO)

Emrat e deputeteve socialiste qe miratuan ligjin e importit te plehrave shkruhen edhe ne kazanët e mbeturinave ne Shkodër. Kështu është gdhire kryeqendra e veriut ketë te shtune.

Çdo koshi i është shkruar nje emër deputeti, madje nuk mungonte edhe ai i kryeministrit Edi Rama. Por ndryshe nga Bashkia e Tiranës qe fshiu çdo gjurme proteste ne kazanët e mbeturinave, kryetarja demokrate e Bashkisë se Shkodrës Voltana Ademi,ka bere te kundërtën.

Asnjë punonjës i pastrim gjelbërimit nuk është angazhuar per te fshire emrat e deputeteve te mahorances nga kazanët e mbeturinave. Ndërsa nje grup qytetaresh protestuan kundër miratimit te ligjit për ardhjen e plehrave nga jashtë. Aleanca kundër importit te plehrave po rinis procedurat për zhvillimin e referendumit, ndërsa i ka bere thirrje Presidentit te Republikës ta ktheje ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=sJFjvNmX04Y” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?