Shkodra, qyteti i vetëm me Muzeun Dixhital

I mësuar të jetë ndër qytetet e para në Shqipëri që ka bërë historinë në shumë fusha të jetës, si art, kulturë e sport, edhe këtë herë Shkodra bëhet qyteti i parë në vend me “Muzeun Dixhital”. Inaugurimi i finalizimit të këtij projekti u bë nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito dhe zv/Kryeministri i Malit të Zi Vujica Lazoviç.

“E duam Shqipërinë inovative”, kjo është motoja që na udhëheq në punën tonë tha ministrja Harito në fjalën e saj.

Për zv/kryeministrin malazez, njëherësh edhe Ministër i Shoqërisë Informative dhe Telekomunikacionit Lazoviç, dy vendet tona nisin një rrugëtim të përbashkët në këtë fushë, me synim integrimin e plotë në familjen europiane.

Harito dhe Lazoviç firmosën edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teknologjisë. Dixhitalizimi i Muzeut Historik të Shkodrës u realizua në kuadër të Projektit Ndërkufitar “Promovimi i Lidhjes së Internetit të Shpejtë në zonën kufitare të Bjeshkëve të Namuna” i financuar nga Bashkimi Evropian, Programi Ndërkufitar IPA Shqipëri-Mal i Zi.

 

 

SHKARKO APP