Shkodra zgjedh kryetarin e PD, 7,100 anëtarë në votim

Prej orës 08:00 ka filluar votimi për zgjedhjet e kryetarit të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër, ku të drejtë vote kanë rreth 7,100 anëtarë.

Procesi zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni” dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Në garë për drejtimin e degës janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.

Pas mbylljes së votimit, do të nisë menjëherë numërimi i votave, dhe më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e PD-së në Shkodër. Gjatë javës së kaluar, përzgjedhja e kandidatëve u shoqërua me tensione dhe debate të forta, duke e bërë procesin më të ndjekur dhe me interes të madh nga anëtarësia dhe publiku lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?