Shkodranët letër ambasadave: Bllokoni konstituimin e këshillit

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka treguar se nuk do lëshojë zyrën për Valdrin Pjetrin, i cili u zgjodh prej qytetarëve shkodranë  në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në të njëjtën linjë me Ademin janë shprehur edhe një grup qytetarësh, të cilët me sa duket kanë nisur lëvizjet duke i kërkuar ambasadave në Tiranë për të ndaluar konstituimin e këshillit bashkiak.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë letrën, që qytetarët shkodranë i kanë dërguar sot Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE-së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera. Përmes saj ata kërkojnë që ndërkombëtarët të pengojnë konstituimin e këshillit bashkiak dhe  betimin e Valdrin Pjetrit, deri në kohën kur Itali të kthejë një përgjigje për akuzat e ngritur në adresë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Partia Demokratike i është drejtuar disa ditë më parë Prokurorisë me një kërkesë, ku i kërkonte verifikimin e pastërtisë së figurës  së Valdrin Pjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?