Shkodrani dhunon brutalisht policin që i vuri gjobë, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Një shtetas ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie. Shtetasi i identifikuar nga policia si I. Shtegu ka rrahur punonjësin e policisë vendore të Shkodrës H. Idrizi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites. Shtegu, i cili është shpallur në kërkim ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen ‘Parrucë’ duke e vendosur në një parkim dysh. Në atë moment efektivi Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit për parkim në kundërvajtje. Në atë moment Shtegu ka debatuar me efektivin e policisë, Idrizi dhe pas debatit të tyre e ka goditur në fytyrë me grushte ndërsa mësohet se e ka dëmtuar konsiderueshëm. Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë, Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit.

Nga kontakti i policisë me familjarët mësohet se këto të fundit janë shprehur duke i thënë efektivëve se Shtegu ka probleme të shëndetit mendor megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Tashmë policia vijon kërkimet për arrestimin e Shtegut, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?