Shkoi më bastun në SPAK, Kryemadhi zbulon arsyen
Deputetja Monika Kryemadhi zbuloi arsyen përse shkoi më bastun në SPAK.
Ajo tha se gjatë stërvitjes në palestër ka vrarë gjurin.
“Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend”, tha Kryemadhi.
“Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel. 5 minuta para se të hyj në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik. Kanë ardhur edhe ditën tjetër, u vendos proces verbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dilni nga shtëpia”, shtoi Kryemadhi lidhur me çështjen e sekuestrimit të vilave.