Shkoi në polici, 32-vjeçari arrestohet si hajdut i banesës së tij

 

Historia mbyllet me një të prangosur, për nga mënyra si ka ndodhur ngjarja, ngjan disi komike.

 Një djalë i ri në Korçë ka denoncuar në polici vjedhjen e banesës, por ka përfunduar më pas në pranga.  Bledi Qesaraka 32 vjeç, me banim në lagjen nr. 8 të Korçës është paraqitur para uniformave blu për të denoncuar se i është vjedhur banesa. Sipas tij persona të pa identifikuar, kishin marrë një sasi monetare prej 705 paund, 1035 euro dhe 18. 000 lekë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera nga uniformat blu pas kallëzimit të Qesarakës, si dhe nga informacione të marra në rrugë operative, i identifikua si autor i vjedhjes së banesës të tij, vetë 32-vjeçari, i cili më pas u arrestua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?