Shkolla dhe kopshti i Shushicës marrin pamje të re, Llatja: Investim i domosdoshëm për komunitetin

Shkolla e Shushicës në Elbasan po merr një tjetër pamje, falë një investimi të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, të cilët u njohën nga afër me ecurinë e ndërhyrjeve në këtë institucion arsimor.

Për kryebashkiakun Llatja, ky ishte një investim i domosdoshëm për komunitetin e Shushicës, duke pasur parasysh nevojën për përmirësimin e kushteve ku mësojnë dhe zhvillohen fëmijët. Krahas rikonstruksionit të plotë të shkollës, është ndërhyrë edhe në kopshtin e zonës, duke krijuar ambiente më të përshtatshme dhe më të sigurta për fëmijët.

“Ky ishte një investim i domosdoshëm për Shushicën. Shkolla kishte nevojë për një ndërhyrje të plotë dhe sot po shohim transformimin e saj. Bashkë me shkollën është rikonstruktuar edhe kopshti, sepse vëmendja jonë duhet të jetë te fëmijët që në moshat më të vogla dhe deri në përfundimin e arsimit të tyre”, u shpreh Llatja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla e rikonstruktuar do t’u shërbejë rreth 350 nxënësve dhe 35 mësuesve, ndërsa ndërhyrjet kanë përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, si dhe elementë që lidhen me eficiencën energjetike, duke garantuar më shumë komfort dhe kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja Evis Kushi vlerësoi investimin, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës arsimore edhe në zonat jashtë qendrës së qytetit. Sipas saj, krijimi i kushteve dinjitoze për nxënësit dhe fëmijët është një nga investimet më të rëndësishme për komunitetin.

Një tjetër risi është se shkolla do të funksionojë edhe si Shkollë Qendër Komunitare. Pas orarit mësimor, ambientet e saj do të jenë në shërbim të fëmijëve, të rinjve dhe komunitetit, përmes aktiviteteve sportive, kulturore, edukative dhe sociale.

Me përfundimin e punimeve, Shushica do të ketë jo vetëm një shkollë tërësisht të rikonstruktuar, por edhe një kopsht të përmirësuar, duke krijuar një kompleks arsimor më modern dhe funksional për fëmijët e zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?