Shkolla e Policisë, Lleshaj: 15 shtatori po afron
”15 shtatori po afron”,-kështu nis mesazhi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i drejtohet studentëve që kanë përfunduar me rezultate të larta Universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit. Lleshaj i bën thirrje që të regjistrohen.
”Juristë, informaticienë, financierë, ekonomistë, inxhelektronik kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Of.Pol. Kriminale 6 mujor të përfshihen në luftën kundër krimit&korrupsionit,duke kontribuar ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë e europiane”,-shkruan më tej Ministri i Brendshëm.
Ministri tregon edhe kriteret bazë që kërkohet të përmbushin kandidatët. ”Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”.
15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) August 26, 2019

