Shkolla ”Gjergj Fishta” merr pamje të re, Rama: Kushte më të mira për 530 nxënës në Lezhë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i shkollës ”Gjergj Fishta” në Lezhë, duke e cilësuar investimin si pjesë të programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend.
Përmes një postimi, Rama thekson se shkolla është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe dinjitoze, e cila në vitin e ri shkollor do të mirëpresë 530 nxënës dhe mësues.
Sipas kryeministrit, investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe synon t’u ofrojë nxënësve kushte më të mira për mësim, zhvillimin e talenteve, si dhe zhvillimin e aktiviteteve përtej orarit mësimor.
Postimi i plotë
Shkolla “Gjergj Fishta” në Lezhë është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe dinjitoze, dhe do të mirëpresë 530 nxënës dhe mësues në vitin e ri shkollor.
Ky investim, i realizuar nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, do t’u ofrojë nxënësve kushte më të mira për të mësuar, zhvilluar talentet dhe aktivitete përtej orarit mësimor.
Investimi është pjesë e programit kombëtar, financuar nga Qeveria Shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, përmes të cilit këtë vit të ri shkollor hapin dyert 42 objekte arsimore dhe terrene sportive të reja e të rilindura në të gjithë vendin.
KOHA JONË SONDAZH

